Dura: E rëndë ndërhyrja e Veliajt te sporti e FSHF, duhet të kishte dhënë dorëheqjen

Shqipëria

Dura: E rëndë ndërhyrja e Veliajt te sporti e FSHF, duhet të kishte dhënë dorëheqjen

Më: 25 janar 2022 Në ora: 15:53
Erion Veliaj

Në një intervistë për Ora News, ish-futbollisti Bledar Dura u shpreh se rëndë këtë histori është ndërhyrja e Veliaj që nuk ka lidhje me FSHF-në.

Sipas tij, politika duhet të rrijë larg sportit dhe ta masivizojë atë, dhe jo të ndërhyjë në zgjedhje dhe ta kontrollojë atë.

Dura: Ajo që e bën të rëndë këtë histori është ndërhyrja e Veliaj që nuk ka lidhje me FSHF-në. Ai do ta rrëmbejë edhe këtë institucion të pavarur. Prandaj e shikoj shumë të rëndë këtë përfshirje të politikës në sport. Politika duhet të rrijë larg sportit dhe ta masivizojë atë, por jo të ndërhyjë në zgjedhje dhe ta kontrollojë. Solidarizohemi me familjen Duka si më kontrollin ashtu edhe me sulmin që ndodhi gjatë natës.

Politika e përdor sportin për vota. Këtu në Berat sporti zotërohet nga bashkia 100% dhe punëson militantë. E drejton një person nga FRESH, që nuk ka lidhje me sportin, por vetëm shpërndan sufllaqet shpejt. Kryetari i FRESH po bën vite që punon në bashki me këtë gjë. Në një vend normal Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen për ndërhyrjen dhe fjalorin banal që ka përdorur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat