Flet kushëriri i 17-vjeçarit që ekzekutoi hasmin e babait: Ia vranë për një dhi

Shqipëria

Flet kushëriri i 17-vjeçarit që ekzekutoi hasmin e babait: Ia vranë për një dhi

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 16:55
Foto

Kushëriri i 17-vjeçarit, i cili ekzekutoi 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj ka folur për ngjarjen e rëndë për të cilën u hakmor Florian Përvathi.

Kushëriri i Florianit foli në “Shqipëria Live” duke treguar se babain ia vranë për një dhi, por djali nuk e pa këtë skenë. Megjithatë ishte në shtëpi kur nëna e tij u vetëhelmua pasi mësoi se të shoqin ia kishin vrarë.

Kushëriri i Florian Përvathit: “Kam qenë i pranishëm kur u vra Gjon Përvathi. Ngjarja ndodhi për një dhi që dëmtonte kopshtin. Dhia ka qenë e Ndue Lekgjonajt. Pasi i ka shkuar 2-3 herë ta porosisë, në nerva e sipër, Gjoni ka gjetur një dhi, e ka prerë dhe e ka lënë aty. Për atë dhi të vrarë, Gjoni ka bërë 1 vit e gjysmë burg. Pasi ka dalë nga burgu, ka nisur debati me Lazer Lekgjonajt. Ai ka hyrë brenda dhe më pas ka dalë Ndue me çifte, ka vrarë e Gjonit, plagosjen e kushëririt të Gjonit.

Aso kohe, Floriani ka qenë 4 vjec. Nuk e ka parë atë skenë. Ka qenë vetëm djali i madh. Nga ajo ngjarje, Flori nuk mbante mend asgjë. Kur ka vrarë nëna veten, ka qenë në shtëpi se ishte vonë, pasdite.”

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth një muaj më parë në fshatin Manati të Lezhës. 17-vjecari ka qëlluar me armë 65-vjeçarin Lekë Lekgjonaj duke e lënë të vdekur në vend.

Lekgjonaj humbi jetën menjëherë, ku disa plumba e kishin prekur në pjesë të ndryshme të trupit. Pas aktit 17 vjeçari është vetëdorëzuar në komisariat së bashku me armën me të cilën kreu edhe krimin. Menjëherë policia ka kryer dhe kontroll banese në shtëpinë e autorit, ku u gjet dhe një tjetër armë, tip pushke artizanale.

Pikënisja e konflikteve mes dy familjeve është viti 2009 për shkaqe pronësie ku vëllai i Lekës, Ndue Lekgjonaj ka vrarë babain e autorit të ngjarjes. Gjon Pervathi mbeti viktimë e një atentati me kallashnikov 13 vite më parë. Ai ishte duke lëvizur ne rrugën e vjetër qe te dërgon ne Milot së bashku me djalin e tij Danielin dhe kushëririn Gjergjin, ku dhe këta të fundit kanë mbetur të plagosur.

Pak ditë pas krimit, Ndue Lekgjonaj u dorëzua në polici, ku pranoi dhe autorësinë e krimit. Konfliktet mes dy familjeve vazhduan, ku historia u përsërit sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat