Dita e pestë e protestës kundër rritjes së çmimeve/ Qytetarët bllokuan kryqëzimin e Gjykatës së Lartë

Shqipëria

Dita e pestë e protestës kundër rritjes së çmimeve/ Qytetarët bllokuan kryqëzimin e Gjykatës së Lartë

Më: 13 mars 2022 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Qytetarët protestuan mbi dy orë këtë të diel para Kryeministrisë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, kundër rritjes së çmimeve.

Nga sheshi “Skënderbej”, ata marshuan drejt Kryeministrisë dhe më pas bllokuan kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” pranë Gjykatës së Lartë.

Aty u desh ndërhyrja e policisë për të larguar protestuesit dhe hapur rrugën.

Kjo revoltë e qytetarëve erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimit të produkteve ushqimore dhe hidrokarbureve si efekt i luftës në Ukrainë.

Protestuesit në Tiranë marshuan drejt Kryeministrisë me banderolën “Boll na vodhët!”.

Sot ata protestuan jo vetëm për çmimet, por edhe për lirimin e protestuesve të cilët u arrestuan një ditë më parë.

Edhe këtë fundjavë protestuesve iu bashkuan qytetarët e “5 Majit” dhe zonës së Laprakës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat