Shpërthen Artan Fuga dhe nxjerr ‘blof’ Edi Ramën

Shqipëria

Shpërthen Artan Fuga dhe nxjerr ‘blof’ Edi Ramën

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 09:03
Artan Fuga

Profesor Artan Fuga ka ironizuar qëndrimin që ka mbajtur kryeministri Edi Rama në lidhje me mos hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Sipas Fugës është absurde të pretendohet se fajin e ka Bullgaria për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë, kur në të vërtetë jemi vet fajtorë pasi jemi futur në një rrugë jo të drejtë.

Postimi i plotë:

Të kujtosh!!!

Të thuash se shkaku i mospranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë të Veriut është Bullgaria e shkretë është si t'i thuash këmbës dorë dhe dorës këmbë.

Të shash me libër shpie Bullgarinë për trenat që humbasim drejt Evropës është se kur nuk ke çfarë t'i bësh gomarit i bie samarit.

Te kujtosh se ne na thonë : thellohu evlat, thellohu! për shkak të Maqedonisë të Veriut është njësoj sikur në vitin shumë të largët 2011 të thoshje budallallikun se nuk na pranuan për shkak të atyre dy antarëve të këshillit të qarkut të Fierit! Po aq naivitet është!

Ose sikur të shash Suden për firmat piramidale!

Te kujtosh se vendimmarrja për të na pranuar ose jo bëhet nëpër Samite, është njësoj sikur të thuash se vendimet e një partie merren në Kongrese !

Të mendosh se me metafora seksuale, martesore, apo të marra nga lexime të shpejta të ndonjë flete libri psikanalize mund të jesh bindës dhe të kesh sukses, është njësoj sikur të shpresosh se të bërtasësh kundër të nxehtit pa ndezur kondicionerin mund të freskohesh!

Me një fjalë unë i lutem të gjithëve që kujtojnë kështu të qartësojnë arsyetimet, të kuptojnë se jemi në rrugën që nuk është ajo që duhet, se po të jetë për respektimin e kritereve edhe fiqtë, qershitë, pjeshkët, që bleva dje në tregun fshatar sot mbanin erë kalbësirë! Asnjë kontroll për mallin që shitet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat