Baba i 3 fëmijëve/ Telefoni i fikur prej 6 ditësh, asnjë shenjë jete nga biznesmeni shqiptar i zhdukur në Greqi

Shqipëria

Baba i 3 fëmijëve/ Telefoni i fikur prej 6 ditësh, asnjë shenjë jete nga biznesmeni shqiptar i zhdukur në Greqi

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 22:05
Baba i 3 fëmijëve/ Telefoni i fikur prej 6 ditësh, asnjë shenjë jete nga biznesmeni shqiptar i zhdukur në Greqi

Prej 6 ditësh i zhdukur, asnjë shenjë jete për biznesmenin 46 vjeçar shqiptar Zani Topalli të zhdukur në ishullin Rodos të Greqisë.

Celulari i tij është i fikur dhe makina i është gjetur e braktisur dy kilometra larg shtëpisë.

Familjarët e tij me kalimin e ditëve janë të shqetësuar për fatin e 46-vjeçarit i cili nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.

Ndonëse familja nuk dëshiron të aktivizojë alarmin social “Silver Alert” për zhdukjen e 46-vjeçarit, ekipi i shpëtimit të shërbimit social “Silver Alert” po merr pjesë në kërkimin e kontraktorit të ndërtimit në bashkëpunim me policinë lokale të Rodosit.

Sipas kryetarit të shërbimit social “Silver Alert”, Gerasimos Kourouklis, i cili foli për protothema.gr, ai i lë të hapura të gjitha mundësitë, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e veprës penale.

Sipas informacioneve, 46-vjeçari ka qenë pasditen e së dielës me një grup shokësh dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të takohej me një klient në një njësi hoteliere.

Nga kontrolli i bërë në kamerat e sigurisë, u konstatua se 46-vjeçari është drejtuar drejt kësaj zone.

Sipas policisë, të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat, ndërkohë që po kontrollohen personat që kanë pasur marrëdhënie financiare dhe profesionale me shqiptarin 46-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat