Situata e Covid19/ MSh: 18 qytetarë të infektuar dhe 18 të shëruar në 24 orët e fundit

Shqipëria

Situata e Covid19/ MSh: 18 qytetarë të infektuar dhe 18 të shëruar në 24 orët e fundit

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë: 437 testime, 18 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 18 të shëruar në 24 orët e fundit

8 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 437 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në Bashkitë:

7 në Tiranë, 3 në Lezhë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Selenicë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Kavajë, Kolonjë.

Janë 181 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,601 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 437

Testime totale 2,012,110
Raste pozitive 332,376
Raste të shëruara 328,601
Raste Aktive 181
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 120
Vlorë 20
Fier 11
Gjirokastër 9
Shkodër 7

Berat. 5
Durrës. 3
Lezhë. 3
Elbasan. 2
Korçë. 1

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat