Berisha: Rama tallet me shqiptarët, rrogat më të ulëta në rajon

Shqipëria

Berisha: Rama tallet me shqiptarët, rrogat më të ulëta në rajon

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 08:46
Sali Berisha

Sali Berisha e ka cilësuar tallje deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama në krah të homologut të tij në Mal të Zi, Dritan Abazoviq për ndërtimin e urës së Bunës.

Gjatë një takimi që zhvilloi në orët e mbrëmjes me aktivistë të degëve 1, 3 dhe 4 në Tiranë, kryedemokrati tha se për shkak të keq-qeverisjes së Edi Ramës, shqiptarët kanë rrogat më të ulëta në rajon.

“Edhe sot tallej me kryeministrin e Malit të Zi tek i thoshte se urën do e ndërtoni ju se keni rritur rrogat. Abazoviç para dy javësh në Tiranë deklaroi që unë 4 vite ndejta, por rrita rrogat me 200 Euro dhe sot nga Shkodra, nga Veriu, por edhe nga Tirana shkojnë dhe punojnë në ndërtim në Mal të Zi sepse rrogat janë dyfishin”, tha Berisha.

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga protesta kombëtare e 3 marsit, ku demokratët kanë publikuar edhe spotin e tubimit, Berisha i kujtoi kundërshtarit të tij politik se në revolucionin e nisur me qytetarët do të përdorë çdo mjet të mosbindjes civile.

“Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund një herë përgjithmonë. Ne do të përdorim çdo mjet t mosbindjes civile për t’i shkurtuar ditët dhe përmbysur këtë regjim”.

Në një tjetër dalje gjatë paradites, Sali Berisha akuzoi Damjan Gjiknurin dhe Taulant Ballën se qëndrojnë pas skemës së gjobvënies ndaj biznesmenëve shqiptarë për llogari të ish-zyrtarit të FBI-së dhe kryeministrit Rama.

“Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri kanë marrë pjesë në sistemin korruptiv të gjobave të ushtruara nga ekipi famëzi i McGonigal”.

I bindur se SPAK-u nuk do të hetojë përfshirjen e një rrjeti të madh funksionarësh në çështjen “McGonigal”, kreu i demokratëve ripërsëriti thirrjen drejtuar Kongresit Amerikan./tvklan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat