Berisha: Ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s kundër Beogradit, rol vendimtar për lirinë e Kosovës

Shqipëria

Berisha: Ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s kundër Beogradit, rol vendimtar për lirinë e Kosovës

Më: 24 mars 2023 Në ora: 19:28
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikujtuar sot 24-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në mënyrë që t’i jepej fund luftës.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ndërhyrja e NATO-s kundër Beogradit krahas luftës çlirimtare të UÇK pati rol vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Më tej ai shkruan se shqiptarët i mbeten përjetësisht mirënjohës NATO-s dhe SHBA-ve.

“Të dashur miq, 24 vite më parë, me 24 Mars 1999 Aleanca e Atlantikut  të Veriut në një vendim historik unanim e udhëhequr nga SHBA dhe presidenti Bill Klinton, ndërmori ofensivën e saj ajrore më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, ofensivën e parë në historinë e saj në mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore të 2 milion shqiptarëve në Kosovë që përjetonin genocidin dhe barbaritë që hordhitë pushtuese të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç ushtronin ndaj tyre.

Ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s kundër Beogradit krahas luftës çlirimtare të UÇK pati rol vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndaj shqiptarët i mbeten mirënjohës përjetë NATO-s, SHBA dhe vendeve të tjera anëtare për rolin e tyre çlirimtar për shqiptarët në Kosovë dhe vendosjen e paqes në Ballkan. Zoti e bekoftë NATO-n, vendet e saj anëtare dhe ushtritë e saj”, shkruan Berisha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat