Makina përplas për vdekje këmbësoren në Fushë Krujë

Shqipëria

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Fushë Krujë

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Krujë- Tiranë, pranë një marketi.

Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore. Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një e moshuar.

Viktima është identifikuar me emrin, Mane Hoxha.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i makinës pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat