RENEA ekzekutoi 62-vjeçarin e armatosur, reagon ministri Balla: Mirënjohje forcave të policisë për kryerjen e detyrës

Shqipëria

RENEA ekzekutoi 62-vjeçarin e armatosur, reagon ministri Balla: Mirënjohje forcave të policisë për kryerjen e detyrës

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 09:37
Pamje nga aksioni

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar pas ngjarjes në Maliq, ku RENEA ka ekzekutuar 62-vjeçarin e armatosur që nuk pranoi të dorëzohej, si dhe hapi zjarr ndaj efektivëve.

“Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë.

Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.

Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”, shprehet Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat