PD reagon për BBC: Po përsëritet një histori që është hetuar dhe sqaruar

Shqipëria

PD reagon për BBC: Po përsëritet një histori që është hetuar dhe sqaruar

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Partia Demokratike ka quajtur lajm të deformuar investigimin e BBC-së për Lulzim Bashën lidhur me lobimin dhe paratë ruse.

Nëpërmjet një reagim në mediat sociale, Partia Demokratike thotë se kjo çështje ka marrë përgjigje si nga institucionet shqiptare të drejtësisë edhe nga ato në SHBA.

Po ashtu, Partia Demokratike thotë se i është drejtuar BBC-së me një shkresë zyrtare për të sqaruar situatën.

“Ju po ripërsëritni një histori të vjetër që tashmë është shqyrtuar dhe verifikuar si e pavërtetë në të kaluarën. Narrativa e paraqitur është pa asnjë ekuivok e rreme nga fillimi në fund.

Siç është faktuar tashmë, as zoti Basha dhe as Partia Demokratike dhe fushatat e saj nuk kanë marrë ndonjëherë fonde nga Rusia”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat