Iu gjetën në banesë armë dhe municione luftarake, vihet në pranga 41 vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Iu gjetën në banesë armë dhe municione luftarake, vihet në pranga 41 vjeçari në Tiranë

Më: 6 prill 2025 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Sekuestrohen 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie, vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan dhe finalizuan operacionin policor “ The Holder” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Saimir Allmuça, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Saimir Allmuça. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë).

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat