Zgjedhjet e 11 majit, materialet zgjedhore mbërrijnë në Lezhë

Shqipëria

Zgjedhjet e 11 majit, materialet zgjedhore mbërrijnë në Lezhë

Më: 6 maj 2025 Në ora: 19:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Kanë mbërritur për dy KZAZ-et e Lezhës materialet zgjedhore në një proces që duket se gjithçka po shkon mirë dhe vijon normalisht.

Kryetari i KZAZ 13 në bashkinë e Lezhës, Keler Sufja, u shpreh se ka patur një bashkëpunim me partitë politike dhe kandidatët për të patur një proces të rregullt.

Më tej ai u shpreh se ekzistojnë të gjithë mekanizmat për të zgjidhur çdo situatë, që mund të shfaqet.

Pak minuta më parë materialet zgjedhore u dorëzuan në KZAZ-të e Delvinës dhe Sarandës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat