Punimet në segmentin rrugor Elbasan-Papër vijojnë me ritëm për fazën e parë.
ARRSH bën me dije se në segmentin që nis në afërsi të ish-Kombinatit Metalurgjik dhe lidhet me bypass-in e Elbasanit po punohet për ndërtimin e mureve mbajtës, betonimin e nënkalimit dhe gërmimin e ballnave të urës.
Postimi i ARRSH
Vazhdojnë me ritëm punimet në Elbasan-Papër Faza 1
Ky segment fillon në afërsi të ish-Kombinatit Metalurgjik, lidhet me Bypass-in e Elbasanit dhe përfundon në km 3.5
Po punohet për:
- ndërtimin e mureve mbajtëse
- formimin e trupit të rrugës me gjeotekstili dhe mbushje me zhavorr
- gërmimin e ballnave të urës
- betonimin e nënkalimit
Përfundimi i kësaj vepre do lehtësojë qarkullimin e mjeteve do të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe do të sjellë një sërë përfitimesh të rëndësishme për zonën përreth.