Vlorë/ 41-vjeçari godet dhe kërcënon me armë një person, shpallet në kërkim nga policia

Shqipëria

Vlorë/ 41-vjeçari godet dhe kërcënon me armë një person, shpallet në kërkim nga policia

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar, i dyshuar për sulm dhe kërcënim me armë ndaj një 40-vjeçari.

Incidenti ndodhi më 17 qershor 2025, pas një konflikti për motive të dobëta mes të dyve.

Sipas policisë, 41-vjeçari ka goditur në fytyrë viktimën me një send të fortë, i cili dyshohet të jetë një pistoletë.

Materialet hetimore janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat