Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, disa makina të dëmtuara

Shqipëria

Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, disa makina të dëmtuara

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 18:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Rruga u bllokua përkohësisht dhe policia po menaxhon qarkullimin, ndërsa pritet largimi i palmës.

Ngjarje të ngjashme janë shënuar më herët në të njëjtin bulevard dhe zona të tjera të Durrësit.

Si pasojë, mësohet se janë dëmtuar disa makina që ishin të parkuara aty, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat