Ilir Meta çon në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Shqipëria

Ilir Meta çon në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 22:10
Ilir Meta

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dorëzuar në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg.

Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim Cakrani, kërkon në Kushtetuese lirimin nga qelia.

Meta kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg më 27 shkurt. Gjithashtu, ish-presidenti i Republikës kërkon edhe shfuqimin e vendimit të mëparshëm, atij të 19 nëntorit 2024, kur Apeli në GJKKO e la në burg, transmeton Euronews Albania.

Meta mbahet i izoluar në burgun 313 në Tiranë, prej 21 nëntorit 2024. Kreu i PL-së po hetohet për aferën CEZ/DIA, gjatë kohës kur bashkëqeveriste forca e tij LSI me Partinë Demokratike, si dhe për lobingjet në Uashington.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat