Hidhet në erë makina në Sarandë, gjendet i vdekur drejtuesi i mjetit

Shqipëria

Hidhet në erë makina në Sarandë, gjendet i vdekur drejtuesi i mjetit

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 07:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Një makinë është hedhur në erë pas shpërthimit me tritol mbrëmjen e sotme në Sarandë, teksa brenda saj është konstatuar një trup i pajetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 3 të qytetit, i cili është tronditur nga shpërthimi i fortë.

Burimet bëjnë të ditur se brenda automjetit dyshohet se ka qenë Isuf Jaçaj, babai i Klaus Jaçajt.

Mësohet se edhe këtij të fundit i ka shpërthyer makina pak javë më parë dhe ngjarja besohet se ka lidhje me një konflikt me armë të ndodhur në verë për administrimin e një plazhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat