Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë, nën procedim 26-vjeçari i dyshuar, sekuestrohet edhe mjeti

Shqipëria

Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë, nën procedim 26-vjeçari i dyshuar, sekuestrohet edhe mjeti

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Korçës pasi dyshohet për trafik të mjeteve motorike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve njoftuan sot (5 tetor) se referuan materialet në Prokurori për të dyshuarin J. M., 26 vjeç, banues në fshatin Klocë.

“Automjeti që drejtonte rezultoi i vjedhur në shtetin gjerman. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat