Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

Shqipëria

Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

Më: 6 tetor 2025 Në ora: 08:24
Foto nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll.

Dy automjete dhe një motoçikletë u përfshinë në aksident, ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.

I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat