Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta e hera-herës deri mesatare, pas orëve të pasdites shtim të vranësirave.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 9m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat