Autoritetet kufitare në Kakavijë njoftojnë se më 30 nëntor 2025, nga ora 18:00 deri në 22:00 (sipas orës greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar.
Sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, bllokimi vjen si pasojë e një proteste të paralajmëruar nga fermerët në territorin grek.
Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi do të lejohet vetëm për automjetet që kanë urgjenca shëndetësore, ndërsa të gjitha mjetet e tjera do të ndalohen deri në përfundim të protestës.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve dhe u sugjeron atyre të planifikojnë lëvizjet në orare alternative, për të shmangur pritjet dhe vështirësitë që mund të shkaktohen nga bllokimi i rrugës.