I dënuar me burg dhe i shpallur në kërkim, vihet në pranga 36-vjeçari

Shqipëria

I dënuar me burg dhe i shpallur në kërkim, vihet në pranga 36-vjeçari

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim.

Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara në PKK Kapshticë, në hyrje për në Shqipëri është ndaluar shtetasi P. N., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Ndaj tij, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në IEVP”, i cili po kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin.

Veprimet e mëtejshme procedurale janë kryer nga DVP Elbasan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat