E rëndë, adoleshenti konsumon detergjent, shpëton mrekullisht

Shqipëria

E rëndë, adoleshenti konsumon detergjent, shpëton mrekullisht

Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në në fshatin Memëlisht, Pogradec, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar një sasi të vogël detergjenti në banesën e tij.

Policia bën me dije se adoleshenti është dërguar për mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 19.12.2025, në fshatin Memëlisht, Pogradec, në banesë, një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar një sasi të vogël detergjenti. Ai u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan 17-vjeçarin të konsumonte sasinë e detergjentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat