Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në Rrugën e Kombit përballen me vështirësi pasi kalimit të tunelit, për shkak të mjegullës së dendur që ka mbuluar zonën.
Pamja e kufizuar ka reduktuar ndjeshëm fushëpamjen, duke e bërë lëvizjen më të rrezikshme.
Deri në këto momente nuk raportohen bllokime apo incidente serioze.
Por situata mbetet problematike për shkak të kushteve atmosferike.