Analisti Fatos Lubonja foli mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” mbi situatën e brendshme të Partisë Demokratike. Mes Berishës apo Salianjit, Lubonja nuk sheh zgjidhje për rënien e regjimit.
Sipas tij, që të ndodhë diçka e tillë duhet që të ketë një bashkim forcash sa më të shumta opozitare.
Nga ana tjetër demokratët janë të paqartë sipas tij, pasi edhe thonë nuk duhet hyrë në zgjedhje me Ramën, ndërkohë që gjithmonë e bëjnë diçka të tillë.
Lubonja: Zgjidhja duhet të vijë nga të gjithë. Është formulimi i disa shqetësimeve. Mbi të gjitha, që është sa demokratike janë partitë. Sa marrin vendime mbi dialogun, sa vendos një figurë e vetme që e ka personalizuar partinë. Kemi parti të personalizuara. Ajo që ndjej unë është që Salianji ndoshta me një grup, ajo që kërkojnë është pak a shumë të çajnë një lloj grupimi i lidershipi i partisë për ta bërë partinë më të hapur për këta.
Si bëhet kjo? Dhe në funksion të çfarë strategjie bëhet kjo? Nëse është përmbysja e regjimit. E para është përgjegjësia e regjimit dhe sa është përgjegjësia e regjimit që nuk shkojnë njerëzit te opozita. Opozita e re Lapajn nuk shkon njeri. Sa ka regjim me kontrollet, paratë, oligarkët. Sa është ky problemi dhe sa është problemi opozita apo PD? PD është e paqartë. Edhe nuk shkohet në zgjedhje me Ramën, edhe shkohet.
Duhet zgjidhur me votim, demokraci të brendshme. Në këtë aspekt e shoh që nuk është situata e tillë që të ketë zgjidhje. Partia është e bllokuar. Po si zhbllokohet? Ndoshta mbi tema mbi qëndrime të ndryshme. Këta edhe Salianji kur u bënë me Amerikën kundër Berishës. Nuk bën demokraci. Doli Lul Basha vendos unë. E ndoqën disa nga këta. Kur ishte puna për ta hedhur në diskutim në parti, asnjë nuk e hodhi. Që aty duhet të ishin ndarë gjërat. Është zgjidhur në këtë formë. Duhet gjetur mënyra. Duhet rënia e regjimit. Nuk bëhet me Berishën, por nuk bëhet as pa Berishën. Është një forcë, por edhe ai nuk mjafton. Duhet edhe me Berishën edhe pa Berishën.