Salianji nga Lezha: Do t’i shkojmë deri në fund kësaj rruge, t’i bashkojmë të gjithë rreth PD-së

Shqipëria

Salianji nga Lezha: Do t’i shkojmë deri në fund kësaj rruge, t’i bashkojmë të gjithë rreth PD-së

Më: 18 janar 2026 Në ora: 19:33
Ervin Salianji

Ish-deputeti Ervin Salianji ,theksoi se Lezha po jep një mesazh të qartë për vazhdimin deri në fund të kësaj nisme politike.

Në një takim me mbështetësit e tij në Pallatin e Kulturës në Lezhë, Salianji nënvizoi se takimet me demokratët në çdo cep të Shqipërisë do të vijojnë pa u ndalur, me synimin kryesor për ta bërë Partinë Demokratike fituese. 

Ish-deputeti, u shpreh se, salla e mbushur në Lezhë ka një peshë të veçantë politike, pasi sipas tij tregon qartë qytetarët shqiptarë duan ndryshim.

“Lezha po tregon se kjo punë ka marrë rrugën e vet dhe do t’i shkojmë deri në fund pa asnjë diskutim. Është vendi i historisë, i qëndresës dhe i dinjitetit shqiptar. Duhet të respektojmë mendimet tona dhe të bashkohemi si bashkëudhëtarë në këtë udhëtim politik të lodhshëm, por krenar."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat