Cigare elektronike kontrabandë! Kapet në Portin e Durrësit 59-vjeçari

Shqipëria

Cigare elektronike kontrabandë! Kapet në Portin e Durrësit 59-vjeçari

Më: 24 janar 2026 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Një 59-vjeçar është arrestuar nga Policia, në Portin e Durrësit, pasi akuzohet për kontrabandë mallrash.

Sipas policisë, 59-vjeçari, banues në Maqedoni, tentoi të kontrabandonte steka me cigare elektronike duke i fshehur në kamionin që drejtonte.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, arrestuan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni, pasi: Gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte u konstatuan të fshehura 37 steka me paketa me cigare elektronike”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat