Christopher Hill, ish-diplomati amerikan në Tiranë gjatë viteve të para të tranzicionit ka hedhur poshtë thashethemet se ambasada e SHBA-ve ka qenë protagoniste në arrestimin e Fatos Nanos.
Hill tha gjatë një interviste për emisionin “Opinion” se diplomatët nuk çojnë njerëz në burg.
Blendi Fevziu: Edhe dy pyetje të fundit për sa i përket misionit tuaj në Shqipëri. Dua t’ju pyes për Kosovën, NATO-n dhe gjëra të tjera. Është një thashethem thuajse 30-31-vjeçar që vazhdon të qarkullojë ende. Sipas tij mbasada amerikane, ambasadori Ryerson, ishin protagonistë në burgosjen e Fatos Nanos, kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Edhe kryeministri e përmendi këtë para disa javësh.
Christopher Hill: Ajo që mund t’ju them është ajo çka di dhe ai thashethem ka 0 të vërteta. 0. Si fillim, diplomatët amerikanë nuk çojnë njerëz në burg. Nuk kanë fare lidhje me këtë gjë. Ideja që ne një farë mënyrë do t’i flisnim politikanëve, policisë, është diçka e pavërtetë. Nuk e di kush e ka thënë. Jam i sigurt që nuk ka qenë zoti Nano.
Blendi Fevziu: Jo, jo. Ka libra të botuara.
Christopher Hill: Kam pasur takime të mira me ta. Kemi folur shumë për atë që ai quante politizimi i tepërt i gjithçkaje. Ishte i shqetësuar për këtë çështje gjatë viteve ’90. Duhet të mbani mend se ai ishte kryeministri në sistemin e vjetër, i cili u përpoq që të vijonte si kryeministër edhe në sistemin e ri. Megjithatë, kjo nuk ishte krim. Ideja se unë ose Ryerson, për hir të Zotit, nuk kishim asnjë lidhje me këtë gjë. Uroj ta dija se kush e nisi këtë thashethem, por jam i sigurt që nuk ishte zoti Nano.