Aksident në Kashar/ Furgoni përplaset me makinën, një i plagosur

Shqipëria

Aksident në Kashar/ Furgoni përplaset me makinën, një i plagosur

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 07:54
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor është regjistruar në dytësoren Vorë–Tiranë, në afërsi të vendit të njohur si “Radio”, në zonën e Kashar.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon është përplasur ballë për ballë me një automjet tip makinë, duke shkaktuar dëme materiale dhe të paktën një të lënduar.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca. Një person është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat