Mbyllet protesta e 58 para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Shqipëria

Mbyllet protesta e 58 para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Më: 27 korrik 2026 Në ora: 08:16 Përditësuar në ora: 11:36 më 27.07.2026
Pamje nga protesta

Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren! Shtyhet shqyrtimi i marrëveshjes me SHBA-në

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë u mbyll mes tensioneve të forta, pasi deputetët e opozitës kundërshtuan procedurën e ndjekur për shqyrtimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi që projektmarrëveshja të shqyrtohej me procedurë të përshpejtuar, duke njoftuar se seanca do të rifillojë në orën 15:00, pasi dokumenti të diskutohet fillimisht në komisionet parlamentare.

Vendimi hasi në kundërshtimin e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit, duke pamundësuar vijimin normal të punimeve.

Për shkak të tensioneve dhe përplasjeve të krijuara në sallë, drejtuesi i seancës vendosi mbylljen e saj.

Protestuesi në gjendje jo të mirë, dërgohet me ambulancë në urgjencë

Situata duket se është tensionuar në protestën e 58-të kundër qeverisë. 

Pesë të shoqëruar deri më tani nga përplasjet mes protestuesve dhe policisë pranë Xhamisë së Namazgjasë.

Policia ka hedhur spraj me piper protestuesve, ku një prej tyre shfaqi probleme shëndetësore.

Për protestuesin u lajmërua ambulanca dhe u dërgua në urgjencë.

Protestuesit zhvendosen në disa pika pranë Parlamentit, qytetarët “pushtojnë” rrugët e Tiranës: Revolucion!

Protestuesit kanë nisur një marshim në disa prej pikave ku ndodhen hyrjet e Parlamentit, duke krijuar një situatë të paqartë për forcat e policisë lidhur me mënyrën se si do të menaxhohet lëvizja e tyre.

Fillimisht qytetarët u mblodhën përpara godinës së Parlamentit, ndërsa më pas u zhvendosën drejt Ministrisë së Brendshme dhe më tej në rrugën e Elbasanit.

Ndërkohë, protesta vijon me thirrje kundër qeverisë dhe deputetëve, ndërsa zona përreth Parlamentit mbetet e rrethuar nga forca të shumta policie.

Nga ana e tyre protestuesit mbajnë në dorë domate, vezë dhe speca, “armë” të cilat ata do ti përdorni për të sulmuar ministra dhe deputetë.

“Rama në burg, Belinda në burg”- Protesta para Kuvendit, qytetarët: Parlamenti i krimit, nuk na përfaqësoni

Protesta e qytetarëve para Parlamentit ka nisur me thirrjet kundër klasës politike.

Të mbledhur përpara godinës së Parlamentit, protestuesit kanë artikuluar një sërë sloganesh, duke shprehur pakënaqësitë e tyre.

Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrjet:

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Belinda në burg”, “Parlamenti i krimit”, “Nuk na përfaqësoni”, “Ju erdhi fundi”.

Bllokim i nyjeve kyçe! Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku do të vendosen

Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit të Shqipërisë në protestën e 58-të radhazi, e cila përkon me zhvillimin e seancës së fundit plenare të këtij sesioni parlamentar.

Sipas gazetarit Osman Stafa, protestuesit nuk do të qëndrojnë vetëm përpara Parlamentit, por do të ndahen në disa pika strategjike të kryeqytetit. Ata pritet të pozicionohen pranë Kuvendit, Ministrisë së Brendshme dhe në Rrugën e Elbasanit, në pritje të mbërritjes së ministrave dhe deputetëve.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie. Sipas raportimeve, në disa raste efektivët kanë tentuar t’i largojnë protestuesit nga vendet ku ishin vendosur.

Perimetri i sigurisë është përforcuar me një gardh të gjerë policor, i përbërë nga dy rreshta të forcave “Shqiponja” dhe një rresht të efektivëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), ndërsa zona përreth Kuvendit vijon të monitorohet nga një numër i madh forcash policore.

Situata deri tani paraqitet e qetë, ndërsa pritet zhvillimi i mëtejshëm i protestës dhe mbërritja e deputetëve në Kuvend.

“Pula në burg! Është fabrikë e ‘armëve’”/ 58 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, protestuesit ironi me pankarta

Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit të Shqipërisë në ditën e 58-të të protestës, duke vijuar kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, vëmendje tërhoqi një pankartë me mbishkrimin “Pula në burg, është fabrikë e armëve”, një ironi që lidhet me ngjarjet e protestës së të enjtes, kur deputetët dhe ministrat u goditën me vezë gjatë hyrjes në Parlament.

Protestuesit kanë shoqëruar tubimin edhe me thirrje kundër klasës politike, duke brohoritur: “Rama në burg, Berisha në burg!”, “Parlament i krimit!” , “Parlament analfabet!”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”

Ndërkohë, protesta po zhvillohet nën masa të forta sigurie, me prani të shtuar të forcave të policisë përreth godinës së Kuvendit, ku po mbahet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar.

Seanca e fundit plenare, qytetarët dalin në protestë, policia rrethon perimetrin e Parlamentit! Autobotë me ujë dhe barriera metalike

Një tjetër protestë është paralajmëruar të zhvillohet këtë të hënë përpara godinës së Parlamentit.

Në pritje të tubimit, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie, duke rrethuar perimetrin përreth Parlamentit dhe duke angazhuar forca të shumta për mbarëvajtjen e rendit publik.

Në zonën përreth Parlamentit janë vendosur autobotë me ujë, barriera metalike dhe një gardh policor, ndërsa dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në rreshtin e parë policorë ndodhen forcat “Shqiponja” dhe FNSH.

Masat vijnë pas incidenteve të regjistruara në seancën e kaluar parlamentare, kur protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetë dhe ministrave teksa hynin dhe dilnin nga ambientet e Kuvendit.

Image
Image

 

Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, çfarë po ndodh para Kuvendit të Shqipërisë

Masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm këtë të hënë përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të zhvillohet protesta e radhës qytetare, në të njëjtën ditë me seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni.

Në zonën përreth Parlamentit janë vendosur autobotë me ujë, barriera metalike dhe një gardh i gjerë policor, ndërsa dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në rreshtin e parë policorë ndodhen forcat “Shqiponja” dhe  FNSH.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në orën 08:00 përpara Kuvendit, duke e cilësuar protestën si një reagim ndaj asaj që e konsiderojnë shkëputje të institucionit nga interesat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Tubimi i kësaj të hëne shënon ditën e 58-të të protestave qytetare, të cilat kanë vijuar pa ndërprerje, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe pas përfundimit të sesionit parlamentar.

Ashtu si në protestën e 23 korrikut, edhe këtë herë autoritetet kanë marrë masa të shtuara sigurie për të shmangur incidentet dhe për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit.

Protesta zhvillohet në një moment simbolik, kur Kuvendi pritet të mbyllë punimet e sesionit parlamentar, ndërsa qytetarët protestues synojnë të përcjellin mesazhet e tyre kundër klasës politike dhe funksionimit të institucioneve.

Qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit

Një tjetër protestë qytetare është thirrur sot para Parlamentit, me thirrjen se qytetarët nuk ndihen më të përfaqësuar nga deputetët.

Tubimi është njoftuar sot në orën 8:30 para se deputetët të hyjnë në sallën e Kuvendit.

Sipas organizatorëve, protesta synon të ngrejë zërin kundër një institucioni që, siç pretendojnë ata, është shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e qytetarëve.

Ndërkohë pritet që masat e sigurisë të jenë të shtuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat