jë situatë tensionuese është shënuar sot pranë Kryeministrisë në nisje të protestës kundër qeverisë, ku deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, janë përfshirë në një përplasje me Policinë e Shtetit.
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të policisë, duke pretenduar se efektivët kanë penguar qytetarët të lëvizin lirshëm dhe kanë ndërhyrë edhe ndaj deputetëve.
“Ishte pedagogu Aleksandër Biberaj, po ecte në rrugë, nuk po e lejonin që të ecte për momentin, e kishin bllokuar. Nuk e lejonin, sepse ka urdhër për të mos kaluar. Nuk kishin asnjë dokument, asgjë”, u shpreh Këlliçi.
“E njëjta gjë edhe me një qytetar që po ecte me biçikletë në rrugë. Nuk e lejonin, sepse kanë vendosur perimetër sigurie”, tha deputeti. “Banditë me uniformë, që mbrojnë nga mëngjesi në darkë kriminelët në qeveri. I lejuan”, u shpreh Këlliçi.
Belind Këlliçi: Ishte pedagogu Aleksandër Biberaj, po ecte në rrugë, nuk po e lejonin që të ecte për momentin, e kishin bllokuar. Nuk e lejonin, sepse ka urdhër për të mos kaluar. Nuk kishin asnjë dokument, asgjë.
E njëjta gjë edhe me një qytetar që po ecte me biçikletë në rrugë. Nuk e lejonin, sepse kanë vendosur perimetër sigurie.
Këta nuk kanë asnjë vendim dhe vijnë e kapin me duar edhe deputetët, edhe në rastin e sekretarit të përgjithshëm të PL-së, edhe në rastin tim. Vijnë e flasin me ne sikur jemi ne banditët.
Kush janë këta, mo? Banditë me uniformë, që mbrojnë nga mëngjesi në darkë kriminelët në qeveri. I lejuan.
Sepse duhet të vijnë deputetët këtu. Ka përfunduar Shqipëria, që në mes të Tiranës të vijnë deputetët që të lejojnë njerëzit të ecin në rrugë? Është çmenduri.