​Protestuesit rikthehen përpara Kryeministrisë, përplasen me policinë

Shqipëria

​Protestuesit rikthehen përpara Kryeministrisë, përplasen me policinë

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 19:30
Pamje nga protesta

Pas shpërndarjes për disa minuta, protestuesit janë rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar tubimin me thirrje politike.

Gjatë protestës, qytetarët kanë hedhur slogane kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Rama në burg, Berisha në burg”, është thirrja që po dëgjohet nga protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë.

Ata gjithashtu u përplasën me policinë, teksa kërkuan të qëndronin përpara godinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat