Xiaomi Mi 9 Pro 5G dhe Mi Mix 4 5G mbërrijnë javën e ardhshme - Bota Sot
Xiaomi Mi 9 Pro 5G dhe Mi Mix 4 5G mbërrijnë javën e ardhshme

Teknologji

Xiaomi Mi 9 Pro 5G dhe Mi Mix 4 5G mbërrijnë javën e ardhshme

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 13:33
Xiaomi

Më herët u sugjerua që Xiaomi Mi 9 Pro 5G dhe Mi Mix 4 5G mund të dilnin në të njëjtën kohë gjatë prezantimit të ardhshëm.

Xiaomi tani e ka konfirmuar këtë, dhe të dy telefonat do të zyrtarizohen në 24 shtator në Kinë.

Prezantimi në fjalë do të forcojë portofolin e Xiaomi 5G, me më shumë zgjerim në tregun e Kinës. Dy telefona të tjerë 5G priten vetëm këtë javë Vivo NEX 3 5G dhe Huawei Mate 30 Pro 5G.

Përveç mbështetjes 5G, Mi 9 Pro janë konfirmuar edhe Mi Charge Turbo, i cili mbështet deri në 30W karikim pa tel. Mi Mix 4, nga ana tjetër, do të ketë një ekran të lakuar me rezolucion 2K dhe një kamerë kryesore me 108MP në anën e pasme.

Gjatë prezantimit, Xiaomi do të fillojë zyrtarisht MIUI 11 dhe Mi TV të gjeneratës tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...