Revolucion në hapësirë: Vendoset sistemi 4G i komunikimit në Hënë, NASA zgjedh partnerin

Teknologji

Revolucion në hapësirë: Vendoset sistemi 4G i komunikimit në Hënë, NASA zgjedh partnerin

Nga: D.G. Më: 19 tetor 2020 Në ora: 13:54
Hëna do të ketë sistemin e parë të komunikimit 4G në hapësirë

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka zgjedhur Nokian për partner në vendosjen e sistemit të komunikimit në Hënë, si një nga parakushtet për një prani të qëndrueshme njerëzore në satelitin e Tokës, njoftoi të hënën kompania finlandeze.

Sipas një kontrate me NASA-n, Nokia do të ndërtonte sistemin e parë të komunikimit 4G në hapësirë ​​deri në vitin 2022, duke hapur derën për një prani të qëndrueshme njerëzore në sipërfaqen hënore.

Qëllimi i misionit të NASA-s është të rikthejë njerëzit në Hënë deri në vitin 2024 dhe të ndërtojë një prani njerëzore dhe vendbanime afatgjata si pjesë e programit Artemis.

Nokia Bell Labs po punon me kompaninë amerikane Intuitive Machines për të integruar këtë rrjet revolucionar në fluturaken e saj të destinuar për aterrim në Hënë dhe për ta shpërndarë atë në sipërfaqen e Hënës, transmeton Bota Sot.

Rrjeti do të vetë-konfigurohet pas dorëzimit dhe do të vendosë sistemin e parë të komunikimit LTE në Hënë, thuhet në kumtesë.

Rrjeti pritet të sigurojë aftësi kyçe të komunikimit për shumë lloje të ndryshme të transmetimit të të dhënave, duke përfshirë menaxhimin dhe kontrollin, telekomandën e roverëve hënorë, navigimin në kohë reale dhe transmetimin e videos me definicion të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat