Ndryshimit të Whatsappit që do t’i gëzohen të gjithë - Bota Sot
Ndryshimit të Whatsappit që do t’i gëzohen të gjithë

Teknologji

Ndryshimit të Whatsappit që do t’i gëzohen të gjithë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 00:10
Ilustrim

Aplikacioni WhatsApp për Android dhe iOS mund të ketë së shpejti modalitetin "night mode".

Sipas një cicërime nga WABetaInfo, e cila është e njohur për informacione të sakta mbi përditësimet në WhatsApp, modaliteti “night mode” është ende në zhvillim e sipër.

Faqja e internetit raportoi edhe për këtë veçori kur zbuloi një kod alfa në versionin më të fundit të WhatsApp që la të kuptohet për “night mode”.

“Kemi marrë shumë pyetje në lidhje me “night mode” .. Është ende në zhvillim e sipër dhe tani nuk ka lajme zyrtare”, tha WABetaInfo në një cicërimë javën e kaluar.

“Night mode” për WhatsApp do ta bëjë më të lehtë përdorimin e aplikacionit në kohën e natës dhe të sigurojë që përdoruesit të jenë të liruar nga dëmtimi i syve pas ekspozimit të gjatë ndaj ekranit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test