Taravari në Uashington – takime të shumta me zyrtarë amerikanë dhe me diasporën shqiptare - Bota Sot
Taravari në Uashington – takime të shumta me zyrtarë amerikanë dhe me diasporën shqiptare

Tetova

Taravari në Uashington – takime të shumta me zyrtarë amerikanë dhe me diasporën shqiptare

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 16:29
Arben Taravari

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të merr pjesë në Lutjet Kombëtare të Mëngjesit të enjten më 7 shkurt.

Taravari në Uashington është i ftuar në cilësinë e kryetarit të komunës së Gostivarit dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët ndërsa në kuadër të vizitës do të realizojë takime të shumta.

Krahas takimeve me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë të administratës amerikane, kryetari në agjendë ka edhe takime me diasporën shqiptare në Amerikë, e sidomos me shqiptarët nga Maqedonia të cilët jetojnë dhe veprojnë në SHBA dhe janë të organizuar në shoqata të ndryshme dhe janë pjesë e lobit shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...