Ndërtimet në zonat e gjelbra në Tetovë, autoritet arsyetohen me Ligjin për legalizime - Bota Sot
Ndërtimet në zonat e gjelbra në Tetovë, autoritet arsyetohen me Ligjin për legalizime

Tetova

Ndërtimet në zonat e gjelbra në Tetovë, autoritet arsyetohen me Ligjin për legalizime

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:11
Debati publik i organizuar nga Komuna e Tetovës

Legalizimin e objekteve në zonat e gjelbra, autoritetet komunale të Tetovës e arsyetojnë me Ligjin për legalizimin e objekteve sipas të cilëve, për shkak të këtij ligji zonat kanë pësuar ndryshime,

 “Zonat kanë pësuar ndryshime për shkak të Ligjit për legalizim, sipas të cilit janë legalizuar edhe objektet që kanë zënë zonat e gjelbra. Gjithashtu, moszbatimi i Planit Gjeneral Urbanistik 2003-2013 si dhe pamundësia për të realizuar bulevardet e parapara në atë plan (Bulevardi Bllagoja Toska, i Ilindenit dhe Video Smilevski Bato) vjen si rezultat i joplanifikimit të rregullt në vitin 2003”, tha Bushra Zejneli nga Sektori për Urbanizëm në debatin që u mbajt të premten ku u prezantua dhe debatuar në lidhje me Planin Urbanistin të Tetovës, i cili nuk dihet saktë se kur do të jetë gati.

Por, arkitektja Sazana Qamili theksoi se nuk është e vërtetë se Ligji për legalizim detyron komunën të legalizojë edhe objektet që zënë hapësirat e gjelbra.

Udhëheqësi i njësisë për mbrojtje të mjedisit jetësor në Komunën e Tetovës, Skender Palloshi, i cili ka qenë pjesëmarrës në përpilimin e Planit 2003-2013 theksoi se ky plan është miratuar pasi ka pasur nevojë për të në atë periudhë, shkaku i ndërtimit të universiteteve, megjithatë që atëherë dihej që ai plan ka pasur mungesa dhe nuk ka qenë i realizueshëm plotësisht.

Drejtori i shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” në Tetovë, Satki Ismaili, kërkoi nga Komuna e Tetovës që të bëjë një plan për një “Tetovë të re” pasi në vitet që kanë kaluar nuk është punuar dhe kjo ka sjellë deri në gjendjen e sotme të infrastrukturës së qytetit.

Në debat u diskutua edhe mundësia për largimin e kazermës së Tetovës.

Vlatko Korobar, anëtar i grupit punues për përpunim të Programit planor për PGJU foli për aspektet programore të Planit për periudhën 2019-2029, kurse nga anëtari i Komisionit për urbanizëm, Besjan Mehmeti, u prezantuan vizione për zhvillim të qëndrueshëm urban të Tetovës.

Në debat mori pjesë edhe Majk Sherroks, ekspert ndërkombëtar për zvogëlimin e rrezikut nga gjendjet katastrofike dhe zhvillim të qëndrueshëm urban, i cili foli për parimet dhe masat për qëndrueshmëri dhe rezistencë urbane, elementet kyçe për përgatitje të Programit planor të bazuara në analizën e rrezikut. Ai theksoi se duhet t’i jepet prioritet problemit të mbeturinave dhe bllokimit të urës nga to, si dhe prerjes së drunjve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...