Në vjeshtë duhet të përfundojë rindërtimi i rrugës Tetovë-Kodra e Diellit - Bota Sot
Në vjeshtë duhet të përfundojë rindërtimi i rrugës Tetovë-Kodra e Diellit

Tetova

Në vjeshtë duhet të përfundojë rindërtimi i rrugës Tetovë-Kodra e Diellit

Më: 16 prill 2019 Në ora: 19:30
Goran Sugarevski

Pas përfundimit të punëve përgatitore, rindërtimi i rrugës nga Tetova deri në Kodrën e Diellit do të fillojë në periudhën e ardhshme, ndërsa vlerësimet janë se rindërtimi do të përfundojë deri në vjeshtën e këtij viti, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski gjatë vizitës në Tetovë.

“Prej asaj që jam informuar, punët përgatitore janë kompletuar dhe për shkak të kushteve të motit ka pasur vonesa të caktuara, e cila ndoshta do të kapërcehet muajin e ardhshëm, prandaj presim që deri në vjeshtë rruga e Tetovës për në Kodrën e Diellit të rindërtohet tërësisht, që është 18 kilometra. Pritjet e mia dhe ajo që thotë kontraktuesi, nuk presim që të kemi ndonjë problem dhe thjesht deri ka vjeshta të përfundojnë punimet”, tha Sugareski.

Paratë për këtë seksion ofrohen nga Banka Botërore. Me fonde nga ky institucion financiar, shteti do të ndihmojë qeveritë lokale në projektet e infrastrukturës rrugore.

Ministri i Transportit njoftoi se do të ketë punime edhe në autostradën Tetovë-Gostivar, ku, siç tha ai, do të ketë zgjerime të caktuara. Atje do të ndërhyjë NP “Rrugët Shtetërore”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...