Policia zbulon armë dhe municion tek një person në Tetovë - Bota Sot
Policia zbulon armë dhe municion tek një person në Tetovë

Tetova

Policia zbulon armë dhe municion tek një person në Tetovë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:20
Ilustrim

Policia mbrëmë ka gjetur armë dhe municione gjatë kontrollit në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të R.R. (63) nga Tetova.

“Në bazë të urdhrit gjyqësor, mbrëmë në orën 21:00 policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në rrugën “Andrej Stojanoviq” tek personi R.R. (63) nga Tetova. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar pushkë automatike, 29 plumba nga pusha automatike 7.62 mm, një pistoletë “glok” me shtatë plumba, 25 plumba pistolete të kalibrit 7.62 dhe shtatë plumba pistolete magnum 357″, deklaronë nga MPB.

Njoftojnë se R.R. është arrestuar dhe pas plotësimit të dokumentacionit për rastin kundër tij do të ngitet kallëzim penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...