Vazhdon prerja e drunjve në Malin Sharr, publikohen pamje të reja - Bota Sot
Vazhdon prerja e drunjve në Malin Sharr, publikohen pamje të reja

Tetova

Vazhdon prerja e drunjve në Malin Sharr, publikohen pamje të reja

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 17:07
Mali i Sharrit

Bjeshkatarët e Tetovës sërish kanë ngritur alarmin për prerjen e drunjve në Malin Sharr.

Në vendin e quajtur Jellak, janë parë drunj të prerë dhe të lënë në vend, të cilët bjeshkatarët i kanë fotografuar gjatë fundjavës dhe i kanë publikuar në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Policia e Tetovës thonë se këtë vit janë më të pakta intervenimet në terren për shkak të gjendjes me coronavirusin.

Për vendin Jellak, ata thonë se është nën kompetenca të ndërmarrjes publike që merret me pyjet kombëtare. Ndërsa nga kjo ndërmarrje nuk u përgjigjën për mediat, duke i drejtuar ata tek Qeveria.

Ndryshe, më 5 maj të këtij viti Qeveria njoftoi se ka marrë vendim për ta pranuar iniciativën për shpallje të Malit Sharr për park kombëtar, që sipas tyre do të parandalojë prerjen ilegale të drunjve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat