Të shtëna në Tetovë, dëmtohen dritaret e medresës “Isa Beu”

Tetova

Të shtëna në Tetovë, dëmtohen dritaret e medresës “Isa Beu”

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme ka njoftuar se medresenë “Isa Beu” në Tetovë ka pasur të shtëna me armë.

Janë regjistruar dëme materiale, ndërkaq nuk ka të lënduar.

Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

“Sot, më 20 shtator në ora 09:05 në SPB Tetovë është raportuar se mbrëmë, mes datave 19 dhe 20 shtator një autor deri tani i panjohur me armë zjarri ka dëmtuar disa dritare të ndërtesës së shkollës së mesme të teologjisë – medresesë “Isa Beu” në rrugën “Probishtipska” në Tetovë. Janë dëmtuar dritaret në katin e parë dhe të dytë, gjegjësisht dritaret e korridorit”, thuhet në njoftim.

Është kryer inspektim ku janë marrë për ekspertizë disa gëzhoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat