Përkundër kushteve jo të mira, zjarrfikësve të Tetovës nuk u mungon vullneti për punë

Tetova

Përkundër kushteve jo të mira, zjarrfikësve të Tetovës nuk u mungon vullneti për punë

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Luftë me zjarre, vërshime, tërmete dhe situata të tjera të rënda, është puna e përditshme e zjarrfikësve të Tetovës. Telegrafi Maqedoni ka qëndruar një ditë në Brigadën Zjarrfikëse të Tetovës, për t’u njohur nga afër me kushtet, si dhe vështirësitë që ata hasin në punë.

Drejtuesi i ri i Brigadës Zjarrfikëse të Tetovës Avni Ameti, deklaroi se edhe përkundër numri të ulët të zjarrfikëseve që posedojnë, nuk u mungon vullneti dhe dëshira për të ndihmuar qytetarët.

Ameti deklaroi se pas shumë kohësh më në fund është arritur marrëveshje me institucionet kompetente që zjarrfikësit e Tetovës të marrin kompensim financiar të merituar. Ai gjithashtu deklaroi se qytetarët gjithmonë i kanë dalë në ndihmë Brigadës Zjarrfikëse, sidomos mërgimtarët.

“Njësiti Territorial Kundër Zjarrit në Tetovë ka pasur disa lloje donacionesh nga bashkëqytetarët tanë. Gjithashtu vlen të përmendet se është hera e parë që pas 20 viteve u janë ndërruar gomat automjeteve që i posedojmë ne. Gjithashtu ka dy muaj që zjarrfikësit janë pajisur me rroga që i meritojnë”, tha mes tjerash Avni Ameti.

Ai gjithashtu na i prezantoi mjetet tjera me të cilat intervenojnë në aksidente trafiku, zjarre në ambiente të mbyllura, si dhe për largimin e gjarpërinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat