Të martën do të merret vendim për vrasjen e 16 vjeçarit nga Tetova

Tetova

Të martën do të merret vendim për vrasjen e 16 vjeçarit nga Tetova

Më: 10 mars 2023 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Në Gjykatën Themelore të Tetovës sot filloi gjykimi për 17 vjeçaren e cila në dhjetor të vitit 2022 u akuzua nga Prokuroria për vrasjen e 16 vjeçarit.

Gjykata më 14 mars do ta shqiptojë vendimin për vrasjen e 16 vjeçarit, ndërsa për shkak se në momentin kur ka ndodhur vrasja, e akuzuara ka qenë nën 18 vjet, ajo mund të dënohet me 10 vjet burg.

Avokati i 17-vjeçares Ibrahim Bajrami thotë se nuk mund të japë asnjë detaj pa leje të gjykatës.

Për të respektuar vullnetin tuaj për të ndjekur shumicën e proceseve gjyqësore që janë edhe në interes të procesit publik kam obligim të ju informoj se edhe me urdhër të gjykatës por edhe të ligjit për fëmijë të nenit 99 të gjithë aktorët që janë prezent në procedurë gjyqësore ku trajtohen fëmijë nuk kanë të drejtë të japin asnjë informacion për rrjedhjen e procesit gjyqësor”, tha avokati Ibrahim Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat