Rrezikohet koalicioni VMRO-BDI në komunën e Tetovës

Tetova

Rrezikohet koalicioni VMRO-BDI në komunën e Tetovës

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 16:43
Ilustrim

Rrezikohet koalicioni VMRO-BDI, në këshillin e komunës së Tetovës, pas braktisjes së serishme të seancës nga ana e këshilltarëve të VMRO-së, të cilët kërkojnë llogari nga kryetarja e komunës, Teuta Arifi për deponinë, mos asfaltimin e rrugës Bllagoja Toska, mos ndërtimin e kishës dhe të murgut tek varrezat krishtere.

“Edhe sot nuk erdhëm deri tek përgjigjet, pra si koordinator i grupit të këshilltarëve të VMRO-së ju informoj se edhe këtë seancë do ta braktisim lëshojmë”, deklaroi Goran Jovanovski, VMRO-DPMNE- Tetovë.

“Unë konsideroj se ata kanë obligimet e veta karshi qytetarëve dhe duhet të marrin pjesë në debatet që zhvillohen në dhe aty të merren vendime edhe për zgjidhjet e mundshme. Realisht ne numrat i kemi për funksionimin e këshillit në marrëveshjen e koalicionit me VMRO-në, ne do vazhdojmë rrugën tonë por është vendim i tyre se si do sillen më tutje sa i takon koalicionimit këtu në këshillin e Tetovës”, tha Hisen Xhemaili, kryetar i këshillit komunal në Tetovë.

Mundësinë për të mos marrë pjesë në seancat e mëtutjeshme nuk përjashtojnë as këshilltarët e PDSH-së, përveç pikave që janë në interes vital të Tetovës.

“Në seancat tjera sigurisht se ne do rishqyrtojmë prezencën tonë në këshill shkaku se koalicioni shumicë në këtë rast nuk siguron kuorum pjesëmarrjeje në seancë, prandaj për pikat që janë të rëndësishme për qytetarët e Tetovës do jemi prezent”, tha Durim Luma, këshilltar i PDSH-së në Tetovë.

Ndryshe, kjo është seanca e katërt në vazhdimësi që bojkotohet nga këshilltarët e VMRO-së, të cilët akuzojnë BDI-së për mos përmbushjen e marrëveshjes për koalicionim në komunën e Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat