Eco Guerilla: Tetovarët nuk kanë ujë të shëndetshëm për pije, komuna tallet

Tetova

Eco Guerilla: Tetovarët nuk kanë ujë të shëndetshëm për pije, komuna tallet

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 12:37
Tetova

Lëvizja Eco Guerilla përmes një kumtese për media dënon deklaratën e zëdhënësit të Komunës së Tetovës, për cilësinë e ujit të pijshëm, i cili ditëve të fundit është bërë temë diskutimi tek tetovarët. Nga Eco Guerilla deklaratat e zëdhënësit e Komunës së Tetovës i vlerësojnë si joserioze dhe nënçmuese.

“Edhe pse nuk është kompetent, zëdhënësi i Komunës së Tetovës dje i ka demantuar si të pavërteta këto ankesa të qytetarëve duke thënë se nuk ka asnjë problem me ujin edhe pse ankesat e qytetarëve i ka vërtetuar edhe Instituti për Shëndetësi Publike, si institucion i vetëm kompetent. Këtë deklaratë e vlerësojmë si skandaloze dhe arrogante dhe si tallje me dinjitetin e qytetarëve, për të fshehur faktin se në Tetovë qytetarëve po u mohohet e drejta kushtetuese për ujë të pijshëm. Ndërkaq Instituti për Shëndet Publik vlerëson që uji për pije në Tetovë “Ka shije të re, por nuk ka erë”. Sipas tyre uji nuk ndalohet për përdorim, por nuk rekomandohet të pihet”, thonë nga Eco Guerilla.

Nga kjo organizatë më tej shtojnë se këto deklarata kundërthënëse nga Komuna e Tetovës dhe nga Instituti për Shëndet Publik edhe më shumë hutojnë qytetarët e Tetovës.

“Kërkojmë edhe një herë nga Komuna e Tetovës në vend të fushatës parazgjedhore, prioritet të ketë shëndetin e qytetarëve. Ajo që pritet urgjentisht, janë sqarimet e verifikuara shkencërisht, për cilësinë e ujit dhe veprimet që duhet të ndjekin qytetarët e Tetovës”, theksojnë nga Eco Guerilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat