Haradinaj u shpreh mirënjohje amerikanëve në ditën e falënderimeve

Aktuale

Haradinaj u shpreh mirënjohje amerikanëve në ditën e falënderimeve

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:57
Ramush Haradinaj

Sot është dita ndërkombëtare e falënderimeve.

Kësisoj, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj zgjodhi që në këtë ditë, që është simbol i shprehjes së mirënjohjes për gjithçka nga viti që po lëmë pas, të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj falënderoi Amerikën, që i qëndroi afër Kosovës duke thelluar vazhdimisht miqësinë historike.

Haradinaj tha se ky vit ishte përplot me sfida, por duke shpresuar që vitin tjetër kjo ditë do të ketë më shumë arsye për të festuar.

Postimi i plotë:

Urime Dita e Falënderimeve!

Në këtë ditë, që është simboli i shprehjes së mirënjohjes për gjithçka që viti i kaluar na ka ofruar, unë veçanërisht u shpreh mirënjohje miqve tanë Amerikanë, që kanë qëndruar pranë nesh duke thelluar vazhdimisht miqësinë tonë historike.

Ishte një vit sfidash, dhe në kohëra si këto, ne duhet të jemi mirënjohës dhe t’i falënderojmë ata që na kanë qëndruar pranë nesh, dhe të shprehim falënderim për ato të mira që kemi pasur këtë vit.

Andaj, shpreh mirënjohjen time për popullin amerikanë dhe ju uroj Ditën e Falënderimeve, lumturi e begati.

Qoftë kjo ditë, vitin tjetër e mbushur me më shumë arsye për të festuar dhe për të qenë mirënjohës, për Amerikën, Kosovën, për popujt tanë e për të gjithë miqtë e përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat