Aleanca formon Trupin Koordinues të degëve në diasporë

Aktuale

Aleanca formon Trupin Koordinues të degëve në diasporë

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 20:11
Pamje nga takimi

Avni Arifi, së bashku me nënkryetarët e Aleancës, Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi, kanë marrë pjesë në takimin e degëve dhe nëndegëve të kësaj partie në qytetin Fulda të Gjermanisë.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga disa vende të Bashkimit Evropian, u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet degëve në mërgatë, koordinimin e aktiviteteve dhe thellimin e komunikimit me qendrën e Aleancës në Kosovë.

Në këtë takim u vendos unanimisht krijimi i një Trupi Koordinues të degëve të Aleancës në mërgatë, me rol konsultativ dhe koordinues.

Sekretar i Trupit Koordinues të degëve të Aleancës në mërgatë u zgjodh Sokol Mehmetaj, ndërsa ekipi përbëhet nga: Ukë Blakaj dhe Selim Hoti - Gjermani, Isa Zeqiraj- Zvicër, Afrim Hasani- Austri, Astrit Kuçi- Francë, Muhamet Belaj- Belgjikë dhe Altin Berisha- Itali.

Trupi i ri koordinues pritet të ndihmojë bashkërendimin e punës së degëve, përgatitjen e proceseve zgjedhore dhe rritjen e angazhimit të anëtarësisë së Aleancës në diasporë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat