Dimal Basha publikon pamje nga ura e re mbi Ibër

Aktuale

Dimal Basha publikon pamje nga ura e re mbi Ibër

Nga: A.M. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 11:14
Deputeti Dimal Basha ka publikuar pamje nga punimet për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka publikuar pamje nga punimet për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e cila ka filluar të marrë formë.

“Mirëmëngjesi Mitrovica. Një urë e bukur mbi Ibër ka fillu të marrë formë!”, ka shkruar Basha në një postim në Facebook.

Kjo është një tjetër ndërhyrje infrastrukturore mbi lumin Ibër, pas ndërtimit të dy urave të reja.

Ura e parë, e dedikuar për automjete dhe këmbësorë, u hap për qarkullim në gusht të vitit 2025. Ndërkaq, ura e dytë, e dedikuar vetëm për këmbësorë, u inaugurua në dhjetor të po atij viti.

Ndërkohë, ura për të cilën janë duke vazhduar punimet është ajo që do të lidhë Zhabarin me Gushacin. Projekti parasheh një urë me gjatësi prej 65 metrash dhe gjerësi prej 22.5 metrash, si dhe ndërtimin e dy rrethrrotullimeve dhe një segmenti rrugor prej 500 metrash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat