Kraki në Bruksel: Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e integrimit evropian

Aktuale

Kraki në Bruksel: Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e integrimit evropian

Nga: A.SH. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 18:45
Nezir Kraki

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka kërkuar në Bruksel që Kosova të trajtohet me standarde të barabarta në procesin e integrimit evropian.

Në kuadër të sesionit të 38-të të Asamblesë Rajonale të Frankofonisë (APF), ku ishte kryesues i delegacionit të Kosovës, Kraki ngriti çështjen e integrimit evropian dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ai u bëri thirrje shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë, duke theksuar se vendi meriton të jetë pjesë e Evropës nëse ajo synon të mbrojë vlerat dhe sigurinë.

Postimi në Facebook:

Fjala ime në Bruksel ne kuader te sesionit te Asamblese parlamentare te frankofonisë.

Nëse Evropa do vlera dhe siguri, atëherë Kosova e ka vendin aty.

Në sesionin e 38-të të Asamblesë Rajonale të Frankofonisë (APF) që u mbajt në Bruksel, si kryesues i delegacionit të Kosovës, i ngrita dy çështje brenda temes « Evropa përmes vlerave, gjuhëve dhe kulturave » ku i pranishem ishte Elio Di Ruppo, ish Kryeminister i Belgjikes aktualisht eurodeputet.

Në fjalën time pyeta pse Evropa nuk po na trajton me një standard në procesin e integrimit dhe kërkova që edhe Kosovës t’i aplikohen kriteret gjeopolitike të kontekstit evropian të sigurisë derisa kercënimet i kemi të njejta me vende si Ukraina apo Moldavia.

Çështja e dyte ishte njohja e Kosovës dhe përfitova nga prania e mbi 30 delegacioneve për t’i bërë thirrje shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë tonë që ta bëjnë këtë sepse vetëm ashtu do dëshmohej respekt ndaj vlerave mbi të cilat u ndërtua vet Bashkimi Evropian.

Zoti Di Ruppo tha se shpresonte nje qasje te re nga pushteti i ri ne Serbi sepse marredhenia me Beogradin e pengon integrimin e Kosoves.

Per mos njohjet tha se secili vend i ka hallet e veta te brendshme dhe se ai nuk ishte ne pozite t’u tregonte atyre çka te bejne.

Fiks evropian, dmth me e shty kohen pa pase guxim me zgjidh probleme reale.

***

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë (APF) është formuar ne vitin 1967 dhe sot numëron 100 delegacione nga parlamente kombetare e rajonale.

Kosova eshte anetare e asociuar ne APF nga viti 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat